Connect with us

Kosova

Paranoja dhe realiteti/ Paralele dhe dallime mes rastit të Krimesë dhe Kosovës

Bashkëpunëtori i Iniciativës Pupin, Petar Ivić, tha  se njohja amerikane e sovranitetit rus mbi Krimenë mund të prodhojë njëfarë paranoje në Prishtinë se Serbia mund të zbatojë një skenar të ngjashëm në Kosovë.

“Për shkak të njohjes formale të Krimesë nga SHBA-të, mund të ketë njëfarë paranoje në Prishtinë se diçka e tillë mund t’u ndodhë atyre nga Serbia, megjithëse në realitet kjo është plotësisht jorealiste duke pasur parasysh se Serbia zyrtare ka deklaruar se eshte per qetësi dhe konstruktivitet në dialog”

Ivić theksoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 i shërbeu Rusisë për të shfrytëzuar të njëjtin “precedent politik dhe historik”.

“Situata në Kosovë në fakt përfaqëson një precedent politik dhe historik në përpjekjen e Vladimir Putinit për të aneksuar territorin e Krimesë dhe për ta vendosur atë në histori dhe politikë, pavaresisht se Kosova dhe Krimea kanë më shumë dallime sesa paralele.

“Kontradikta e parë është se në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë, ndërsa nga ana tjeter nuk kemi pavarësinë e rajonit të Krimesë, por aneksimin e saj nën Federatën Ruse përmes ndërhyrjes së armatosur në vitin 2014”, shpjegoi Ivić

Advertisement