Connect with us

Pinknews

Parashikimin shokues/ ‘Martesa mes Kiarës dhe Luizit false, do prishet’

Astrologia e njohur Meri Shehu, e ftuar në programin “Wake Up”, ka folur për martesën mes Kiarës dhe Luizit, ku tha se është e rreme.

Ajo argumentoi se për shkak të Mërkurit kundër, marrëdhënia e tyre mund të jetë në rrezik dhe të përballet me probleme.

Pjesë nga intervista:

Meri Shehu: Bricjapët do merren shumë me dashurinë, fejesa, martesa.

 

 

Blendi Salaj: Bravo Bricjapi!

Enxhi Nasufi: Kiara është Bricjap, u martua.

Meri Shehu: Po për Kiarën kemi dalë ne tani. Direkt për Kiarën e kishim.

Enxhi Nasufi: Jo martesa e parë që mu kujtua.

Meri Shehu: Po ajo ishte e rreme se ishte me Mërkur të kundërt.

Blendi Salaj: Ti po thua se martesa e tyre ishte e rreme për shkak të Mërkurit?

Meri Shehu: Po me Mërkur të kundërt do të ketë probleme.

Enxhi Nasufi: Po se Meri thotë që me Mërkur të kundërt nuk merren vendime, nuk bëhen kontrata.

Blendi Salaj: Se stresohen dynjaja, duhet t’i qetësosh një çikë.

Meri Shehu: Ti qetësoj një çikë, është problem ëë? Unë i dija shqiptarët më të zgjuar, çfarë ka ndodhur me ne?

Neada Muçaj: Po pse? Është një histori dashurie, shumë e bukur.

Meri Shehu: Dashurie? Unë kam 50 vite që s’ma var njeri në dashur! (qesh) Për Zotin, 50 vite, po pres dashurinë akoma.

Blendi Salaj: Sa peshore ke zhbalancuar ti Meri, po lëri këto! Pra të kenë kujdes çifti.

Advertisement