Connect with us

Kronike

Paratë e drogës, sekuestrimi i pronave të Altin Gegës

Prokuroria e Tiranës kërkoi sot sekuestrimin e pasurive të Altin Gegës. Ky person është i akuzuar për drogë ndërsa dyshohet se pasurinë e ka vendosur pikërisht me këtë aktivitet të paligjshëm.

Hetimet e Prokurorisë treguan se Gega, i cili njihet edhe me mbiemrin Çoku, është i përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, kanabis e kokainë, në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Gjermani.

Prokuroria thotë se familjarët e Altin Gegës nuk arrijnë t’i justifikojnë pasuritë nga pikëpamja ekonomike.

Ai u arrestua në Korrik të 2021 pas një operacioni anti-drogë ku u sekuestruan 1 kilogram kokainë.  Pas këtij dështimi operacioni policia në gjaknxehtësi e sipër nisi edhe ndalimin e gazetarëve që ishin të pranishëm në zonë.

Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:

1. Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N4, me sipërfaqe 465.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G. dhe Sh.G;

2. Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N2, me sipërfaqe 149.25 m2, në pronësi të shtetasve G. G dhe Sh.G;

3. Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+3-N4, me sipërfaqe 659.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G dhe Sh.G;

4. Zona Kadastrale nr 3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 76/42, me sipërfaqe 1400 m2, në pronësi të shtetasit G.G., me nr identifikimi numër personal ID G21127076S, e regjistruar në datë në datë 09.12.2020;

5. Zona Kadastrale nr.3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 493/25, me sipërfaqe 1580 m2, në pronësi të shtetasit G. G.; dhe

6. Zona Kadastrale nr.8110, lloji i pasurisë TRUALL me nr Pasurie 3/455, me sipërfaqe 248.1 m2, në pronësi të shtetasit G. G. Pasuria është fituar me leje legalizimi nr. 1230170 datë 27.07.2018 që është godinë banimi 4 kate me sipërfaqe kati përdhes 98.2 m2, sipërfaqe e katit të parë 107.3 m2, sipërfaqe verande 19.4 m2, kati i dytë 89.7m2, sipërfaqe verande 41.6m2, sipërfaqe e katit të tretë 82.5m2 dhe sipërfaqe verande 48.8m2.

Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë.

Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet oficeri i policisë gjyqësore.

Advertisement