Aktualitet
“Paratë vidhen në mënyrë kriminale”/ Meta: Rilindja synon të zhbëjë familjen
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar këtë të hënë se qeveria po jedh paratë në mënyrë kriminale.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë dhe Komisionit të Organizimit të kësaj partie, Meta u shpreh se shqiptarët duhet të shpëtojnë kombin nga Rilindja, duke shtuar se kjo e fundit kërkon të zhbëjë familjen.
Meta: “Prioritet i Partisë së Lirisë mbeten pensionistët. Projekti i Rilindjes është që Shqipëria në të ardhmen të ketë 1 milionë banorë. Ne synojmë që brenda 2030 në Shqipëri të jenë 4 milionë shqiptarë rezident.
Të shpëtojmë kombin shqiptar nga Rilindja, që synon të zhbëjë familjen.
Na duhet të rithemelohemi si Partia e Lirisë për 10 vitet që vijnë e për 20 vitet që vijnë. Paratë sot në Shqipëri vidhen në mënyrë kriminale.
Do të thërrasim shpejt Konventën e partisë, për ta pozicionuar qartë partinë e Lirisë me politikat e saj patriotike për të ardhmen”.