Connect with us

Politike

Partia Demokratike fiton zgjedhjet? Një herë në shekull fluturon dhe pula e pjekur, por siç duken bathët…

Nikollë Lesi komentoi problemet e opozitës, teksa zgjedhjet e pjesshme të Tiranës janë në prag dhe PD ende nuk ka ndonjë kandidat përballë Ogerta Manastirliut.

Sipas tij opozita dhe PD i kanë tashmë të humbura, pasi as Tabaku dhe Alimehmeti nuk do kandidojnë.

“Dhe Tirana nëse nuk kandidon Ilir Alimehmetin që është figura më e njohur, më mbledhëse, që nuk do kandidojë më tha nuk futem në zgjedhje të pjesshme. Do kandidojë ndoshta për 4-vjeçarë. Dhe ka të drejtë. As Tabaku nuk kandidon. Pse do humbi mandatin. Vetëm të ndodhë mrekullia, me këtë lidership të PD-së me mungesën e besimit që ka në elektorat.

Me aq sa duken bathët, përveç Alimehmetit që mund ta çonte aty aty fushatën me vota, të tjerët asnjë nuk fiton. Tirana po e them paraprakisht nuk e lëshon Partia Socialiste. Ogerta e njoh personalisht, besoj se ishte surpriza, ia la si fakt të kryer.

Ogerta është nga ministrat karizmatikë dhe lëviz, është popullore. Beteja me Ogertën është e vështirë me PD-në. Beteja në Tiranë do jetë vetëm nëse PD-ja gjen një njeri të jashtëzakonshëm.”, tha ai.

Advertisement