Politike
“Partitë politike të tregojnë qetësi”, Celibashi zbulon kur do dalin rezultatet paraprake

Celibashi: Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje, qetësia që duhet të kenë partitë dhe udhëheqësit politike. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit nga partitë politike janë pa asnjë vlerë dhe janë me kontribute jo pozitive. Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin. Duhet të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët.
Ne do kemi rezultatin paraprak jo më vonë se pasditja e ditës së martë. KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit.

