Connect with us

Politike

Pas 11 majit heq dorë nga lidershipi i PD-së? Trondit Berisha: Më 12 maj nuk do jem më kreu i opozitës

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat, u pyet nga gazetarët nëse do të jetë lider i opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha tha se sigurisht që nuk do të jetë kryetar opozite pas 11 majit, por kryeministër. Ai tha se edhe gazetarët, por edhe të gjithë qytetarët e ndjejnë ndryshimin që po vjen.

Kreu i PD Sali Berisha: Patjetër, sigurisht që do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar i opozitës. Kjo, pasi do të jem kryeministër më 12 maj. Edhe ju e keni kuptuar se ndryshimin po ndodh. Edi Rama mbrëmë nuk ishte aspak mirë, ishte i çorientuar, sepse po ndjen humbjen e madhe.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: 

 

 

Unë mendoj se e keni të drejtë, shumë të drejtë, kjo do të jetë konferenca e ime e fundit si kryetar opozite, mbasi pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë. E keni ndjerë dhe ju dhe e ka ndjerë çdo shqiptar këtë. Kjo është ndjesia më reale. Por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama.

Ju e patë si shkallmoi mbrëmë në televizion, u shkallmua. Fliste për gijotina, fliste për helme. Çfarë nuk fliste. Dmth, ai mbrëmë kishte nevojë urgjente për mjekim, me ato simptoma që pashë dhe unë jam mjek dhe kam qenë i apasionuar.
Unë jam kardiolog, por më tërhiqte dhe psikiatria, më ka tërhequr.

Advertisement