Bota
Pas Meksikës, edhe Kanadaja pezullon tarifat me SHBA. Zbulohet pakti pas telefonatës së dytë Trump-Trudeau brenda ditës
Tarifa e propozuar e Donald Trump për mallrat kanadeze “do të ndalet për të paktën 30 ditë”, shkroi kryeministri kanadez, Justin Trudeau në X.
Njoftimi i tij vjen pas telefonatës së dytë me Trump gjatë ditës së sotme.
Në këmbim të shtyrjes së tarifave, Kanadaja do të investojë në sigurinë kufitare, do të krijojë një “Forcë të Përbashkët Sulmuese Kanada-SHBA për të luftuar krimin e organizuar, kontrabandën e fentanilit dhe pastrimin e parave” dhe do t’i bashkohet SHBA-së në emërimin e karteleve meksikane si grupe terroriste, tha Trudeau.
“Unë kam nënshkruar gjithashtu një urdhër të ri të inteligjencës për krimin e organizuar dhe fentanilin, dhe ne do të investojmë 200 milionë dollarë”, shtoi lideri kanadez.