Aktualitet
Pas Ministrisë së Infrastrukturës, BKH godet në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit

Pas Ministrisë se Infrastrukturës, hetuesit e BKH ndaluan këtë herë në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Siç kanë vepruar kohët e fundit, mësohet se janë sekuestruar dy celularë. Njeri telefon iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe ehte institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Burime nga BKH konfirmojnë se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni./ balkanweb

