Connect with us

Kronike

Pas përmbytjeve rikthehen kthjellimet

Pas përmbytjeve në disa qarqe të ndryshme të vendit duket se reshjet e shiut do të largohen pasditën janë larguar disi duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave. Ndërkohë pjesa e parë e ditës pritet që të ketë ndikim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por në disa zona edhe kalime të lehta të vranësirave.

Pasditja dhe orët vijuese do të sjellin në vendin tonë shtim gradual të vranësirave të cilat do të mund të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Ndërkaq edhe dita e djelë do të jëtë nën ndikimin e vranësirave ku javën e ardhëshmë priten të rinisin sërish shirat në të gjithë territorin

Advertisement