Kronike
PAS RUSISE, EDHE IRANI

Parlamenti Evropian dënoi vdekjen e Mahsa Amini në Iran, duke i kërkuar Brukselit të vendosë sanksione kundër zyrtarëve iranianë të përfshirë në shtypjen e protestave.
Eurodeputetët në mbledhjen e Strasburgut kërkuan që në listën e zezë të Unionit të futeshin edhe ata persona të konsideruar bashkëpunëtorë apo përgjegjës për ngjarjet.
Parlamenti gjithashtu shprehu mbështetje të fortë për lëvizjen e protestës paqësore në Iran, veçanërisht për të rejat që udhëheqin demostrimet dhe dënoi ashpër përdorimin e qëllimshëm dhe joproporcional të forcës nga forcat iraniane të sigurisë.
Parlamenti gjithashtu i ka kërkuar Kombeve të Bashkuara, dhe në veçanti Këshillit të të Drejtave të Njeriut, të nisë një hetim për ngjarjet që kanë ndodhur javët e fundit në Iran.
Ndërsa diplomacia po i bën presion qeverisë së Teheranit, protestat studentore në të gjithë vendin nuk po pushojnë së sfiduari policinë. Sipas Amnesty International, të paktën 82 persona janë vrarë që nga fillimi i trazirave, ndërsa mbi 1500 persona janë arrestuar.
https://www.youtube.com/watch?v=0wOibPVmlG4

