Pinknews
Pas sherrit të bujshëm, Einxhel Shkira ka një koment për Kejvinën
Duket se moderatorja Einxhel Shkira i ka lënë pas hatërmbetjet e së kalurës me Kejvina Kthellën.
Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në programin “Zemër Luana”, moderatorja u pyet se çfarë kishte për të thënë për Kejvinën pas situatës së fundit, duke nënkuptuar pjesëmarrjen e Kejvinës në “Big Brother VIP Albania” dhe zhurmës që bëri si pasojë e veprimit të saj ndaj Luizit.
Me shumë pozitivitet, Einxhel uroj që ajo të jetë mirë dhe të ketë kuptuar gabimin.
“Uroj të jetë mirë dhe ta ketë kaluar këtë momentin e vështirë së fundmi. Jemi njerëz dhe bëjmë gabime dhe në rritje mësojmë nga gabimet tona e përmirësohemi. Kështu që uroj të jetë ky rasti,” u shpreh Einxhel.