Connect with us

Kronike

31 kamera “spiune”/ Kush janë 8 ‘të fortët’ që policia ua çmontoi në Shijak e Durrës

Zbulohen kamera sigurie në lagje të qyteteve të tjera të Shqipërisë. Pas zbulimit të kamerave në Shkodër dhe në Vlorë, aksioni i Policisë ka vijuar edhe në Korçë dhe në Pogradec. Sipas njoftimit, deri më tani janë zbuluar 31 kamera të vendosura në lagje të ndryshme. Ende nuk dihet se për sa kohë kamerat ishin të vendosura e se kush janë autorët. Policia njofton se shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht. Aktualisht, kontrollet po vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

NJOFTIMI:

Ky angazhim nga ana e forcave policore vjen pas zbulimit disa ditë më parë të kamerave të sigurisë të vendosura në disa zona të qytetit të Shkodrës, ku u çmontuan kamera spiune në lagje të instaluara nga ‘të fortët’. Policia ka shoqëriuar 5 persona në Komisariatin e Policisë së Shkodrës në kuadër të operacionit “Fijet”. Gjatë marrjes në pyetje, asnjëri prej tyre nuk ka ndihmuar hetuesit në zbardhjen e autorëve të vendosjes së kamerave nëpër shtylla dhe hapësira publike, e po ashtu nuk dihet se ku ndodhet serveri kryesor që mban të gjitha pamjet e kapura në disa nga rrugët më të rëndësishme të Shkodrës. Kamerat u zbuluan edhe ditën e djeshme në Vlorë. Autorët mbeten mister

LAJMI NE PERDITESIM

Kush janë 8 ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat e sigurisë në Shijak e Durrës, pjesë e grupit Avdyli! Nën hetim vëllai i Rrumit dhe Plarent Dervishaj

8 të fortët që akuzohen se kanë instaluar kamera sigurie që do t’i shërbenin për të mësuar lëvizjet e grupeve rivale dhe të policisë janë: Albert Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avduli), Altin Avdyli, Sajmir Gjepali, Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja

Advertisement