Rajon
Pas veprimit të Kurtit, reagon Dodik: Tek ne mund të hyni vetëm me dokumente serbe
Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot në samitin e Procesit të Berlinit se Kosova do ta lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës.
Mbi ngjarjen ka reaguar kreu i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është shprehur se ne Bosnje, qytetarët e Kosovës mund të hyjnë vetëm duke përdorur dokumentet serbe.
“Gjatë dhjetë vjetëve të Procesit të Berlinit, asnjë vend nga Ballkani nuk është afruar me BE-në dhe nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë në pesë vjetët e ardhshme. Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe për këtë arsye nuk mund të pranojë asnjë lloj bisede përveç marrëdhënieve zyrtare me Serbinë. Ata që duan të vijnë këtu mund ta bëjnë këtë me dokumente të lëshuara nga Republika e Serbisë dhe për këtë nuk ka problem”, ka thënë Dodik