Kronike
Pasi goditi me shpullë motrën, 74-vjeçari mori thi’kën dhe e qëlloi të birin
Hekuran Gjoni 74-vjeç është arrestuar në Tiranë pasi goditi për vdekje me thikë djalin e tij, Asim Gjoni. Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen dhe rrethanat që ndodhi vrasja.
Gjatë marrjes në pyetje, i moshuari ka pranuar fajin dhe ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Sipas tij ngjarja e rëndë ndodhi pas një debati të ashpër mes tij dhe djalit. Në një moment 74-vjeçari e ka goditur me shpullë djalin e tij Asim Gjonin. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e shtyrë dhe goditur babain, i cili është rrëzuar në tokë
Në konflikt është përfshirë edhe vajza e të moshuarit dhe motra e Asim Gjonit, duke i kërkuar vëllait të saj që të mos e godasë babain, ndërsa ai i ka gjuajtur dhe të motrës.
Në këtë moment, 74-vjeçari është ngritur në këmbë ka marrë thikën që ishte në tavolinën e bukës dhe ka goditur disa herë tëbirin. Ai u dërguar menjëherë në spital por nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.