Connect with us

Sport

Pasuesi i Alegrit pritet të jetë trajneri zikaltër

Aventura e Masimiliano Alegrit te Juventusi duket e mbyllur, pasi ajo që ndihet në ajër është se sido që të shkojë, edhe sikur të përmbysë situatën aktuale dhe të fitojë titullin, në verë të dyja palët do të ndahen sërish dhe përgjithmonë.

Kjo ndjesi reflektohet në pritje të ditës së premte, kur bordi drejtues do të mblidhet për të diskutuar temat e nxehta në klub: efektet financiare të COVID-it dhe krizën aktuale të ekipi, i cila po bën një figurë të shëmtuar ndeshje pas ndeshjeje.

Pikësëpari do të zyrtarizohet humbja në bilanc prej 250 milionë eurosh, e cila i përket sezonit të kaluar.

Por duke parë irritimin në rritje, pjesa më e rëndësishme e debatit do të jetë Masimiliano Alegri, i cili pas shpresave të mëdha për rindërtimin e skuadrës duket se po e çmonton në mënyrën më të keqe atë.

Nëse zëvendëspresidenti Pavel Nedved shtyn sërish (ashtu sikurse në aventurën e parë) për një shkarkim të tij, ndonëse humbjet në bilanc do të ishin një çmenduri prej 40-45 milionë eurosh, presidenti Andrea Anjeli është ai që kërkon t’i japë edhe një mundësi të fundit deri në nëntor.

Ose Alegri rimerr Juven në dorë, ose në humbjen e parë të radhës shkarkohe.

Anjeli duket se e ka një plan në kokën e tij dhe do e marrë vetë në dorë këtë çështje.

Ideja është që në rast shkarkimi të Alegrit, Juventusi nuk do të tentojë një trajner me emër, por do të zgjedhë një teknik “lundrues” deri në fund të sezonit, si Paolo Montero i skuadrës së të rinjve dhe në verë do të sjellë në Torino Xhanpiero Gasperinin.

Anjeli është gati t’i japë Gaspit dhuratën e madhe të karrierës, pas mrekullive që ka bërë me Atalantën.

Bisedimet me trajnerin e bergamaskëve do të nisin që tani, me Gasperinin që do të mund të bëjë rikthimin e tij te Juventusi, pas 9 viteve si trajner i të rinjve në periudhën 1994-2003.

Advertisement