Connect with us

Kronike

Pasuri e vënë nga krimi

Një 46 vjeçar nga Elbasani, nuk ka mundur t’a gëzojë dot pasurinë e madhe që sipas policisë e kishte vënë nëpërmjet aktiviteteve të paligjshme në itali.

Albert Topuzit, policia i sekuestroi 3.5 milionë euro pasurit në qytetin e Elbasanit.

Sipas përllogaritjeve, janë 11 pasuri të sekuestruara në total, të cilat rezultonin në emër të Albert Topuzit dhe dy vëllezërve të tij, Bashkim dhe Gent Topuzi. 46-vjeçari Albert Topuzi rezulton I arrestuar në Itali për “Shfrytëzim i prostitucionit” në rrethana rënduese”, ndërkohë ai dyshohet se ka kryer në Shqipëri, veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarive kriminale”.

Vendimin për të sekuestruar këtë pasuri të madhe, e dha gjykata e qytetit, pasi ishte e bindur se : një ndërtesë trekatëshe, një ndërtesë dykatëshe, 3 apartamente, disa automjete të llojeve të ndryshme, 4 sipërfaqe ndërtimi dhe një aktivitet tregtar (biznes) me objekt prodhimin e betonit, kishin për burim financiar aktivitetet që Topuzi kishtë bërë në itali.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=PZbKfkB4jpM

Advertisement