Connect with us

Kronike

Pasuri nga krimi/ Sekuestrohen 875 mijë euro nga 32 vjeçari i dënuari për vrasje dhe drogë

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 mijë euro në pronësi të një shtetasi që po vuan dënimin për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Bëhet me dije se në total janë sekuestruar dy garazhe, një apartament, një sipërfaqe trualli dhe një subjekt tregtar, të regjistruara në emër të shtetasit P.P., 32 vjeç, ose të familjarëve të tij.

Policia dyshon se këto pasuri janë fituar nga aktiviteti kriminal i këtij individi.

Materialet e operacionit i janë përcjellë Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Advertisement