Kosova
Patriotët që lëpijnë këpucët e Vuçiçit, demaskimi i Aleksandër Popov
Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm nga Novi Sadi dhe bashkëkryetar i nismës Igman ka thënë se në Serbi është patriot dhe serb i vërtetë vetëm ai që është në funksion të pushtetit, pavarësisht se ka kryer krime.
Në një intervistë për Pobjedën, Popov tha se armik i pushtetit të Aleksander Vucicit dhe njerëzve të tij, është veç ai që e kundërshton presidentin.
“Patriotë janë të gjithë ata që janë në funksion të pushtetit, që ishte edhe politika e viteve 90. Për ta heronjtë dhe serbët e vërtetë janë ata që janë kthyer nga Haga. Zyrtarët i thonë opozitës në TV se janë llum dhe kriminelë – kështu nuk flitet në asnjë vend. Është bërë praktikë që kushdo që guxon të thotë diçka kundër pushtetit shpallet menjëherë armik i shtetit, antiserb”, ka thënë Popov.
Situata rreth Kosovës dhe anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës po intensifikohet dhe për publikun serb, dhe sipas tij është e nevojshme të krijohet një problem më i madh dhe të synohen njerëzit që janë kritikë të regjimit.
Popov tha se Vucic ngadalë po kthehet në një djalë të keq si Slobodan Milloshevic në vitet e fundit të sundimit të tij.
“Aleksander Vuçic thotë se nuk është pajtuar me Marrëveshjen e Ohrit, në të cilën shkruhet se Serbia nuk do të ndërhyjë në pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kemi një situatë të ngjeshur rreth Bosnjë-Hercegovinës, Serbia është nën presion për shkak të mospërputhjes së politikës së saj të jashtme me atë evropiane. Evropa dalëngadalë po e humbet durimin, por ata po i kushtojnë kujdes sepse Vuçiç dhe Milorad Dodik mund të krijojnë probleme në Bosnje dhe Hercegovinë” – deklaroi Popov