Connect with us

Kosova

Pazari me Serbinë për litiumin, Weber kritika Berlinit dhe BE’së

Analisti gjerman, Bodo Weber, që është njohës i politikave në rajon, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka folur rreth marrëveshjes se BE’së, Gjermanisë e Beogradit për litiumin.

Duke komentuar konferencën për media të kancelarit Scholz dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, si dhe temën e Kosovës, Weber u shpreh se fakti që Europa tani po i shkëmben interesat specifike industriale në Serbi me interesat e tjera – Kosovën, demokracinë dhe integrimin në BE, nuk do të thotë se qeveria gjermane ka braktisur qëllimin e saj politik të integrimit të Serbisë për të promovuar modelin e të ashtuquajturit aderim i inskenuan si një avokim gjysmë i maskuar për përfundimin e zgjerimit/anëtarësimin në BE, duke abuzuar me argumenta gjeopolitike, që të shtyjnë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor pa plotësuar kushtet e reformës demokratike”, Weber tha se e sheh këtë lëvizje të BE-së si hyrje në fazën e tretë të zbutjes së Serbisë.

“Duket se vizita e Scholzit të premten nisi fazën e tretë të politikës dhjetëvjeçare të qetësimit të Perëndimit, me rolin udhëheqës të BE-së dhe Gjermanisë ndaj Beogradit, d.m.th. regjimit të Aleksandër Vuçiçi. Pas përparimit fillestar në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në marrëdhëniet ndërmjet BE-së – veçanërisht Gjermanisë – dhe Serbisë, Beogradi dhe Prishtina filluan të përdorin vakumin strategjik në dialog për ta minuar dhe keqpërdorur atë për qëllimet e tyre të brendshme.

Kështu lindi faza e parë e politikës së përkëdheljes, tregtimit të demokracisë me Kosovën, e cila i mundësoi Vuçiçit ta shndërrojë Serbinë në një shtet autoritaro-autokratik. Simbioza tragjike, e paplanifikuar Merkel-Vuçiç e la me duart bosh kancelaren gjermane dhe gjithë Perëndimin, si në aspektin e Kosovës ashtu edhe aspektin e demokracisë – mishëruar në vizitën e trishtë, përfundimtare të Merkelit në Beograd në shtator 2021.

Me luftën në Ukrainë dhe teksa Ballkani është nën një presion më të madh qëkurse Vuçiçi ka ardhur në pushtet me politikën e tij të “uljes mes dy karrigeve”, Perëndimi, në vend që të bënte një kthesë strategjike sjellje drejt Beogradit, filloi fazën e dytë të politikës përkëdhelëse – tregtimin e demokracisë dhe Kosovës në këmbim të eksportit të armëve në Ukrainë”- theksoi Weber duke shtuar se tragjedia e kësaj politike të zbutjes “shumë më tepër sesa dimensionit të saj moral, tradhtisë së vlerave liberale-demokratike të vetë Perëndimit, qëndron në faktin se kjo politikë ndaj regjimit të Vuçiçit është dëshmuar vazhdimisht se ka dështuar”.

Advertisement