Connect with us

Politike

PD krijon Këshillin Euroatlantik, Alibeaj publikon emrat

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka lançuar sot krijimin e Këshillit Euroatlantik, një organ këshillimor pranë Partisë Demokratike.

Alibeaj u shpreh se një nismë e tillë do ta kthejë PD në një alternativë qeverisëse për të nesërmen.

Fjala e plotë:

Sot është një ditë e rëndësishme për mua personalisht, për Partinë Demokratike , për rrugën tonë të përbashkët dhe të ardhmen e kësaj partie. Sot ,ne ndërmarrim një nismë , e cila është një hap tjetër për të garantuar ecurinë e Partisë Demokratike drejt vlerave dhe parimeve për të cilat ajo u formua dhe mbi të cilat do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik edhe në të ardhmen.

 

 

Një nismë ,e cila do t’i shërbejë Partisë Demokratike në sfidat dhe betejat politike që ajo ka përpara në funksion të një Partie më të fortë, më të sigurt dhe më të bindur drejt të ardhmes së saj. Për t’i dhënë Shqipërisë një të djathtë moderne, një forcë politike që ka në themel të saj lirinë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë, që ka në themel të saj vlerat perëndimore dhe euroatlantike. Një Parti Demokratike pra, që do të jetë padyshim alternative qeverisëse e së nesërmes dhe për të cilën Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

Për të gjitha këto arsye, me qëllim realizimin e objektivave tona të përbashkëta, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Demokratike dhe kompetencave që më jep statuti i saj, kam kërkuar formimin dhe ngritjen e një organi këshillimor, i cili do të quhet Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike.

Këshilli do përbëhet nga këta anëtar :

1. Edmond Trako –Deput i PD në legjislaturën e parë

2. Eduard Prodani –Student i Dhjetorit, bashkethemelues i forumit rinor të PDSH

3. Fatos Hoxha –ish-deputet i PD 2009-2013

4. Gjergji Hani –ish i dënuar politik në moshën 16-vjeçare në 1985

5. Marcel Hila –Aktivist i degës se Partisë Demokratike Shkodër qe ne vitin 1990

6. Neli Demi –psikiatër, terapist

7. Nevila Nika – Profesoreshë, historiane, ish-drejtoreshe e Arkivit të shtetit

8. Omer Stringa –profesor i ekonomisë, ish-dekan i fakultetit ekonomik

9. Preç Zogaj –themelues i Partisë Demokratike, drejtor i gazetës së parë opozitare RD

10. Rushdi Keci –profesor, ish Prefekt i Tiranës

11. Vasil Gjika –ish deputet i PD-së ,92-96

Gjej rastin t’i falenderoj personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike për pranimin e ftesës dhe thirrjes time për ti dhënë një dorë me kontributin dhe autoritetin e tyre publik rrugëtimit politik të Partisë Demokratike. Sigurisht kjo është një listë e hapur , dhe kushdo që dëshiron nga personalitetet publike shqiptare dhe që e gjen veten brenda vlerave që mbart Partia Demokratike mund ti bashkohet kësaj nisme. Kryetar i Këshillit Euroatlantik me konsensusin e të gjithë anëtarëve, me pozicionin primus inter paris ( I pari midis të barabartëve) do të jetë zoti Prec Zogaj.

Ky këshill, do të ketë funksion këshillimor për sa i përket vendimarrjeve, linjës dhe orientimit politik të Partisë Demokratike. Gjithashtu Këshilli dhe anëtarët e saj do të kenë autorizimin e Partisë Demokratike të shpërndajnë kudo që munden, në media, ne forume apo tavolina të ndryshme diskutimesh vlerat e Partisë Demokratike, kauzat e saj politike dhe orientimin e saj properëndimor.

Të gjithë anëtarët e këtij Këshilli janë personalitete dhe autoritete të rëndësishme në profesionet e tyre dhe në jetën publike. Me një kontribut të veçantë kudo që ata kanë ushtruar aktivitetin e tyre profesional, kanë ditur të shquhen për integritetin, moralitetin dhe ndershmërinë personale dhe profesionale. Për këto tipare ky Këshill është në nderin e Partisë Demokratike por edhe jetës publike shqiptare në tërësi. Të gjithë anëtarët e tij, kanë një kontribut të veçantë për Partinë Demokratike dhe të djathtën shqiptare si themelues të saj, apo si kontribuues gjatë 33 viteve që ekziston Partia Demokratike. Ata janë qëndistare të vlerave që kjo parti mbart, të vlerave për të cilat kjo parti u krijuar dhe të vlerave të cilat janë gjeneza e kësaj partie.

Jam i bindur se secili prej anëtarëve të Këshillit Euroatlantik do të jetë një vlerë e shtuar në rrugëtimin e të ardhmes politike të Partisë Demokratike.

Përvec vlerave të tyre profesionale dhe personale, përvec kontributit që kanë patur ndër vite për Partinë Demokratike , Këshilli ka dhe një tipar të përbashkët shumë të rëndësishëm për Partinë Demokratike. Të gjithë, pa përjashtim, janë të bindur për orientimin properëndimor të Partisë Demokratike.

Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleanca me Britaninë e Madhe dhe Europën janë kushti thelbësor i vetë ekzistencës të Partisë Demokratike. Ky është një kusht i panegocueshëm për ne të gjithë dhe Partinë Demokratike.

Në momentin kur ne të gjithë kujtonim se kjo aleancë me perëndimin e Partisë Demokratike ishte e pakthyeshme, ishte pothuajse e shenjtë për ne dhe Shqipërinë, kohët e fundit ka një tendencë për ta zhvlerësuar, për ti ulur rëndësinë dhe për ti thënë shqiptarëve se ne mund të bëjmë dhe pa të.

Në krye të kësaj lëvizje qëndron pikërisht ish kryetari i kësaj partie Sali Berisha. I cili I shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e madhe, në vend që ta menaxhonte I vetëm këtë konflikt, ashtu sikurse do të ishte mirë për të gjithë, kërkoi që të marrë me vete në këtë rrugë të izolimit ndërkombëtar Partinë Demokratike. Parti e cila në 33 vite ka patur të sanksionuar në statutin e saj aleancën dhe bashkëpunimin e ngushtë me shtetet e bashkuara.

Por ne jemi këtu sot, pikërisht për të thënë dhe bërë të kundërtën, ne jemi këtu sot për theksuar edhe njëherë fort dhe qartë që nuk do të ekzistojë kurrë një force e djathtë në konflikt me SHBA-në dhe perëndimin. Ne jemi të bindur se interesi i Partisë Demokratike dhe I Shqipërisë është rrugëtimi krahë për krahë me SHBA dhe Europën. Ne jemi këtu sot për të thënë fort dhe qartë se askush që është i shpallur non ngrata nga SHBA dhe Perëndimi nuk ka vend në këtë parti . Ky është një kusht i panegociushëm për ne. Ashtu sikurse kemi mbajtur qëndrim për non gratat e Partisë Socialiste, njësoj do të mbajmë qëndrim edhe për non gratat e krahut tonë politik.
Alenca me ShBA-në dhe Perëdinimin nuk është një gjë abstrakte, ashtu sikurse po mundohen tu thonë shqiptarëve politikanë të caktuar, të cilët janë duke krijuar lëvizje antiamerikane dhe antiperëndimore në Shqipëri. Aleanca me Perëndimin do të thotë më shumë liri, më shumë demokraci dhe më shumë zhvillim për qytetarët shqiptar.

E pikërisht për këtë arsye, përveç këshillimit politik për çështje të ndryshme që do shërbejë Këshilli Euroatlantik pranë Partisë Demokratike, ai do të jetë dhe një mesazh për shoqërinë shqiptare, një frymë të cilën ne duam ta përcjellim te opinion publik dhe sidomos tek të rinjtë shqiptar, se orientimi perëndimor i Partisë Demokratike dhe I Shqipërisë është e vetmja rrugë e cila sjellë të ardhme të sigurt dhe prosperitet për shqiptarët. Çdo rrugë tjetër, që kërkon aleanca të kundërta nga ato me SHBA dhe perëndimin, është një rrugë ogurzezë dhe me qëllime të errëta të cilat ne i refuzojmë me vendosshmëri dhe do ti refuzojmë gjithmonë.

Dhe njëherë ju falënderoj të gjithë për pranimin e ftesës sime për tu bërë pjese e këtij Këshilli. Jam i sigurt që do të jetë një bashkëpunim i frytshëm në interes të Partisë Demokratike dhe të ardhmes së saj.

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading

Politike

Duka kundër Berisha-Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, i pyetur se si e gjykon punën e bërë nga SPAK deri më tani, ai u shpreh se nga ana e SPAK është punuar. Duka theksoi se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Në fakt ka një ndryshim të madh drejtësia tani, me çfarë ka qenë më parë. Mirë që arritëm këtu, që asnjë të mos jetë i paprekshëm. Duhet që të shpejtohen në kohë dhe të mos kenë ndikim politik. Se dalin këta të opozitës që i thonë SPAK-ut, skap. Unë kam përshtypje pozitive, por duhet që të kemi durim.

Ne kemi ngjarje të kaluara që politikanët nuk kanë lënë gjë pa bërë, sikur e kanë pasur Shqipërinë të tyren, por kjo kohë ka ikur. Edhe Rama nëse ka bërë gjë se ka të lehtë, edhe mund ti dal. Sepse po shohim që në SPAK po shkojnë njerëz shumë të rëndësishëm. Kanë shkuar ministra, kryetar bashkish”, tha ai.

Teksa foli për zgjedhjet e ardhshme, ai tha se partitë e vogla e kanë të vështirë mbijetesën nëse nuk ka koalicione.

“Partitë duhet që të hyjë me identitetin e tyre në zgjedhje. Nëse nuk ka koalicione, atëherë partitë e vogla, do hyjnë me lista të hapura dhe mbijetesa është shumë e vështirë. Duhet që të kenë identitet partitë.

Ndër të tjera, Duka ka mbështetur propozimet e Lulzim Bashës për zgjedhoren.

“Basha ato tezat që ka nuk është se i ka gabim. Ne në tryeza kur jemi ulur kemi ngulur këmbë tek listat e hapura dhe vota e  emigrantëve”, tha ai.

I pyetur se nëse vulën e Partisë Demokratike e merr Lulzim Basha nga gjykata, ai do të shkoj nga grupimi i Bashën, Duka tha se nuk do të shkon nga shkon vula. Duka ka bërë thirrje për bashkim të opozitës në një grupim të madh.

“Unë nuk shkoj nga vula atje, ta ketë kush të dojë. Ne duhet që të bashkohemi në grupimin më të madh opozitar. Nuk shoh ndonjë frymë të re unë, nuk kam punë as me Bashën dhe as me Berishën”, tha ai.

A i takon një opsioni për të kandiduar i vetëm në zgjedhje, ai u shpreh se dëshira është, por sipas tij është e pamundur me këtë kod zgjedhor.

“Është kjo dëshira që ne të kandidojmë vetëm, por nuk dalim dot. Me këtë kod është e pamundur”

Continue Reading
Advertisement

TRENDING