Politike
PD u tregua budallaqe/ Daci: Kodi Zgjedhor aktual nuk krijon mundësi për standarde demokratike, ka shumë firo

Juristi Jordan Daci tha se Kodi Zgjedhor aktual nuk krijon mundësi për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde demokratike.
Ai theksoi se mungon shkalla e përfaqësimit dhe shumë vota shkojnë “dëm”.
Juristi bëri krahasimet me sistemet e mëparshme, ndërsa tha se me Kodin Zgjedhor aktual shkalla e firos së votave shkon në rreth 30%.
“Ne nuk kemi kod Zgjedhor, që lejon mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve me standardet demokratike, shumica e sistemeve, edhe ai i mëparshëm kishte një firo deri më 10 %, vota që shkojnë për asgjë dhe nuk prodhojnë rezultat.
Me skemën aktuale kjo firmo shkon deri në 30%. Këtu e hëngri vetë PD se u tregua budallaqe në zgjedhje, sepse nëse sistemi i përparshëm nuk i humbte vota parie për shkak të skemës, me skëmën aktuale partia për shkak se votohen dy lista i humbet dhe si rregull ky sistem është perfekt si rregull nëse garon një parti.
Rritet marzhi i gabimit akoma më i madh me dy, me tre e katër. Për mua ky sistem është antikushtetues. Sepse po t’i analizojmë, sepse rreth 220 mijë vota që janë marrë nga partitë e vogla kanë prodhuar vetëm tre mandate. shikoni se çfarë firo ka”, tha ai.

