Kosova
Peach: Mbretëria e Bashkuar, në ballë të luftës kundër destabilizimit të Ballkanit
“Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me shumë të drejtë ka spikatur përpjekjet malinje të Rusisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor përmes nxitjes së tensioneve, porse Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë për të siguruar që presidenti rus, Vladmir Putin, të mos jetë në gjendje të minojë më tej stabilitetin e rajonit dhe kontintentit të gjërë evropian” – Kështu ka thënë Përfaqësuesi Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, i cili, teksa ka komentuar paralajmërimet e presidentit Zelensky, ka garantuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbetet në ballë të përpjekjeve për të luftuar aktivitetet destabilizuese në rajon, sikurse në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin diplomatik.
Nuk është sekret se Rusia ka kohë që po udhëheq një fushatë kundër kombeve të vogla ballkanike dhe shteteve perëndimore, në mënyrë që të zgjerojë fushëveprimin dhe të shtrijë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, por edhe të krijojë kushte që në pushtet të vijnë forcat pro-ruse dhe të provokojë trazira që do të prodhojnë destabilizimin e rajonit në të ardhmen.