Connect with us

Kronike

PEDAGOGET NE PROTESTE

“Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?”

Me këtë pankartë kanë dalë në protestë pedagogët, të cilët kërkojnë rritje të pagave dhe plotësim të kushteve ose në të kundërt paralajmërojnë bojkot të auditoreve më 17 tetor.

Dhjetëra pedagogë të mbledhur para universitetit Politeknik kërkojnë takim me kryeministrin Edi Rama që të marrë në shqyrtim kërkesat e tyre.

Një prej pedagogëve që ka dalë në protestë këtë të mërkurë ka treguar bisedën me ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila i tha se nuk kanë lekë për t’i plotësuar kërkesat.

“Gojëve të liga i them, mirëse keni ardhur. Ja ku i keni pedagogët, 4 ose 5 herë më shumë se Fakulteti i Shkencave. Ministrja e Arsimit shkoi në Universitetin Bujqësor për të thënë se kërkesat janë minimaliste dhe do i realizojmë të gjitha. Kështu na tha dhe neve. Do të thotë se ne do të realizojmë ato që kemi kërkuar. Në fund fare tha jam me ju, por nuk ka lekë. Ne i thamë faleminderit, herën tjetër do të takohemi bashkë me kamerat përballë dhe kryeministrin.

Një tjetër pedagog kërkoi që kryeministri Edi Rama ta shikojë arsimin e lartë si prioritet.

https://www.youtube.com/watch?v=bozWpLOu_Cc

Advertisement