Kronike
Për 3 vite merrni nënshtetësinë gjermane

Qeveria federale gjermane dëshiron të lehtësojë marrjen e nënshtetësisë për të huajt që jetojnë në Gjermani. Deri më tani, rregulli ishte se kushdo që kishte jetuar në Gjermani për të paktën tetë vjet mund të aplikonte për pasaportë.
Tani, qeveria gjermane dëshiron ta bëjë të mundur këtë pas pesë vjetësh dhe, në raste të jashtëzakonshme, pas tre vitesh dhe argumenton se është në interesin e të gjithëve që popullsia e huaj të bëhet shpejt pjesë e shoqërisë gjermane.
Në vitin 2021, rreth 132,000 njerëz morën nënshtetësinë gjermane, rreth një e pesta më shumë se një vit më parë. Shumica e tyre ishin me origjinë siriane, pasuar nga Turqit dhe Rumunët.

