Bota
“Për dy sekonda humba fëmijën tim në det”, e mbijetuara e jahtit të Siçilisë rrëfen tmerrin: Dëgjoja vetëm të bërtitura
Një nënë britanike në bordin e një jahti i cili u mbyt në brigjet e Siçilisë ka përshkruar momentet e tmerrit teksa mbante vajzën e saj mbi sipërfaqen e detit për ta shpëtuar nga mbytja.
Gjashtë persona, përfshirë sipërmarrësin britanik të teknologjisë Mike Lynch, janë të zhdukur, ndërsa një person është gjetur i vdekur jashtë rrënojave.
Charlotte i tha gazetës italiane La Repubblica se familja e saj mbijetoi sepse ishin në pjesën e jashtme kur jahti u fundos.
Ajo tha se ata u zgjuan nga “bubullima, rrufe dhe valë që e bënë varkën të kërcente”, dhe u ndje si “fundi i botës” para se të hidheshin në ujë.
“Për dy sekonda humba vajzën time në det dhe më pas e përqafova shpejt mes tërbimit të dallgëve,” e citoi gazeta të thoshte.
Charlotte tha se ajo e mbajti fëmijën e saj “në det me gjithë forcën, krahët e mi të shtrirë lart për ta mbajtur atë që të mos mbytej”.
“Ishte e gjitha e errët. Në ujë nuk mund t’i mbaja sytë hapur. Unë bërtita për ndihmë, por gjithçka që dëgjoja rreth meje ishin britmat e të tjerëve”, shtoi ajo.
Një varkë shpëtimi u fry dhe ajo tha se 11 persona arritën të hipnin. Të tre anëtarët e familjes nuk u lënduan dhe u dërguan në spital për kontrolle.