Connect with us

Aktualitet

Përdhunohet e mitura në Shkodër, policia arreston abuzuesin 19-vjeçar

 Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi është kallëzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, pa dëshirën e kësaj të fundit. Ka qenë e dhunuara, një 15-vjeçare, e cila ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa ka deklaruar se shtetasi D.M., e ka detyruar të kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. 19-vjeçari akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç”.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshes 14-18 vjeç” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e shtetasit D. M., 19 vjeç banues në lagjen “Perlat Rexhepi”, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Komisaratin e Policisë Shkodër ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, e cila ka deklaruar se shtetasi D. M. e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualitet

I burgosuri në Burrel, futet në grevë urie/ Letra e të dënuarit me burgim të përjetshëm

Një i dënuar,  i cili po vuan dënimin e tij në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, prej 5 ditësh është futur në grevë urie. Këtë e ka bërë të ditur vetë i burgosuri Valmir Hoxhaj nga Malësia e Madhe.

Në një letër që Hoxhaj i ka dërguar thekson se transferimi i tij në këtë burg është i padrejtë pasi fillimisht e kanë tranferuar nga burgu i Peqinit për në Reç të Shkodrës, por aty e kanë mbajtur vetëm 24 orë dhe më pas e kanë transferuar në Burrel.

I dënuari me burgim të përjetshëm thotë se ky transferim është i padrejtë dhe se argumenti i dhënë nuk qëndron pasi atje nuk i rrezikohet jeta, siç është një ndër arsyet e transferimit.

Në letrën e tij, Valmir Hoxhaj akuzon strukturat drejtuese të burgut të Reçit që sipas tij kanë shkelur ligjin disa herë duke futur brenda burgut sende të paligjshme dhe kjo nuk do të ishte e lehtë më pas.

 

 

Ai i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit të reagojnë dhe ta rikthejnë në burgun e Reçit ku ka edhe vëllain si dhe familjen, pasi deklaron se nënën e ka të sëmurë, në të kundërt – thotë ai, do të vijojë grevën e urisë deri në vetëflijim.

Continue Reading

Aktualitet

Vendet e lira të punës, vetëm 7.6% e tyre kërkojnë arsim të lartë

Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rreth 2010 vende të lira pune në të gjithë vendin, por nga përpunimi i të dhënave, sipas nivelit arsimor, vetëm 7.6% e tyre kërkonin diplomë bachelor dhe më pak se 4% kërkonin studimet në nivelin master.

Orientimi i ekonomisë nga prodhimi te shërbimet ka ulur më tej kërkesën për aftësi në punë. Ofertuesit më të mëdhenj të vendeve të punës aktualisht janë baret, hotelet dhe restorantet, të cilët janë duke kërkuar më së shumti krah të thjesht pune, si pastrues, kamerier, punonjës në kuzhinë, baristë etij. Nga 2010 vende të lira pune të shpallura, vetëm 154 oferta kërkonin arsim me bachelor dhe vetëm 80 nivelin master.

Ofertatmë të shumta janë për “punëtor krahu” dhe kryesisht për punonjës pa aftësi arsimore. Kohët e fundit, qeveria është angazhuar për të sjellë nga Filipinet mijëra punonjës për sektorët e turizmit, teksa popullsia vendase, sidomos të rinjtë, e arsimuar nuk po integrohen në tregun e punës. Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se dy vitet e fundit është rritur ndjeshëm papunësia tek të rinjtë.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç ishte 22,0% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, ky tregues u rrit me 0,6 pikë përqindje. Ndërsa për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023.

Në fund të tremujorit të katërt 2023, papunësia afatgjatë te grupmosha 15-29 vjeç arriti në 14.3%, me rritje 2 pikë për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (Shkalla e papunësisë afatgjatë mat papunësinë në lidhje me kohëzgjatjen e papunësisë).

Madje në tremujorin e tretë 2023, papunësia afatgjatë te kjo grupmoshë ishte 15%, nga 11.9% në tremujorin e tretë 2022. Të dhënat e INSTAT tregojnë se papunësia afatgjatë te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç arriti në nivelin më të lartë që nga viti tremujori i parë i vitit 2017.

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur dhe te papunët afatgjatë gjithashtu. Anketa të tjera që kanë matur emigracionin potencial, kanë treguar se vështirësitë në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre.

Modeli ekonomik që ofron Shqipëria nuk kërkon shumë aftësi dhe gjithnjë po ushtron presion që personat e arsimuar të emigrojnë jashtë vendit.

Marrë nga Monitor

Continue Reading

Aktualitet

Skandali me mikrokreditë/ Lihen në burg 4 të arrestuar, ja masa për pjesën tjetër të grupit

Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurimit të dhëna në mungesë për 8 nga 9 të akuzuarit për kreditë e këqija.

Raportohet se Ttogat e zeza kanë lënë nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato dhe Arben Meskuti.

Sakaq, në sallë njeri nga të dyshuarit ka bërë një batutë ku është shprehur “nuk jemi në komunizëm që na gjykon populli dhe vendos gjykata”.

Sakaq, të arrestuarit e tjerë kanë ‘kyçur’ gojën në sallën e gjyqit, ndërsa mbrojta ka kërkuar që të specifikohen çfarë ka bërë secili prej tyre. Po ashtu një përmbarues ka theksuar se ai nuk ka kryer asnjë shkelje ligji.

Continue Reading

Aktualitet

Vr*au para 9 vitesh me thikë kushëririn, Apeli dënon me 20 vjet burg Granit Shehun

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale G (G). Sh, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim’’, të parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 16.09.2015, në rrugën “Horizonti”, të Bashkisë Kamëz. Shtetasi me iniciale M. Sh është goditur nga i pandehuri G. (G). Sh (kushëriri i tij), disa herë me mjete të forta dhe prerëse, duke i shkaktuar atij plagë të rënda, deri në humbjen e jetës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane, me vendimin nr. 3314, datë 31.10.2016 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, dhe në bazë të nenit 78/2 të Kodit Penal e dënon atë me 24 (njëzetekatër) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, pas uljes së dënimit me 1/3, i pandehuri G (G). Sh dënohet me një dënim të vetëm përfundimtar prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit do të fillojë nga data e arrestimit.

Çështja në apel është shqyrtuar mbi bazën e ankimeve:

1.Nga Prokuroria  pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi:

– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë ndaj të pandehurit me iniciale G (G). Sh .

-Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh ., për kryerjen e veprës  penale “Vrasje me paramendim e kryer për hakmarrje në dëm të shtetasit me iniciale M.SH”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim.

2.Nga i pandehuri me iniciale me iniciale G (G). Sh  i cili kërkoi :

–Deklarimin fajtor të të pandehurit me iniciale G (G). Sh për veprën penale të parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal “ Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike” apo 83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 2082, datë 03.10.2018 ka vendosur:

–Lënien në fuqi të vendimit penal nr. 3314, datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, kanë ushtruar rekurs :

1.Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë e cila kërkuar:

-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim kësaj gjykate”.

I pandehuri me iniciale me iniciale G (G). Sh i cili ka kërkuar:
-Prishjen e vendimit nr.2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe kthimin e akteve për rishqyrtim duke urdhëruar ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale nga neni 78/2 të K.Penal “Vrasja me paramendim” në veprën e parashikuar nga neni 82 të K.Penal “Vrasja në kushtet e tronditjes së fortë psikike” ose neni  83 i K.Penal “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe dënimin e tij sipas dipsozitave përkatëse.

Gjykata e Lartë bazuar në nenin 112/3 , të K.Pr.Penale  ka konstatuar palvefshmërinë e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për mungesë të arsyetimit  lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale  të “Vrasjes me paramendim”, të parashikuar nga neni 78/2 të K.Penal, dhe me vendimin nr. 298, datë 07.11.2023  ka vendosur:

“Prishjen e vendimit nr. nr. 2082, datë 03.10.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Pëegjithshëm, me tjetër trup gjykues”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 3314 , datë 31.10.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vijon:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit G (G). Sh për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni  76 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale i ulet 1/3 e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri G (G). Sh denohet me 13 (trembëdhjetë)  vjet e 4 (katër ) muaj burgim.

-Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit të tij.

Continue Reading

Aktualitet

“Gruaja më bëri magji”/ Burri nga Vlora tregon divorcin nga bashkëshortja: Kishte disa lidhje

Një 63-vjeçar nga Vlora ka dëshmuar divorcin që ka pasur me bashkëshorten e tij.

Ai tha se ka gjetur dyshekun plot me pisllëqe, duke shtuar se gruaja e tij kishte disa lidhje.

Burri nga Vlora i divorcuar: Unë kam bërë ushtrinë në Himarë. Kisha mamanë vetëm, se vëllezërit e motrat ishin martuar. Erdha në Vlorë dhe u lidha me gruan time. U pleksa, u martova. Por kur u lidha, pashë që poshtë shtëpisë e sillte dikush tjetër. Kam gjetur dyshekun plot pisllëqe. Unë më 1984 jam martuar dhe isha 23 vjeç e ajo ishte 37 vjeçe. Në Vlorë më hidhnin dhe llafe. Ajo kishte disa lidhje. Pas martese më tradhtonte sërish dhe më 1986 kam shkuar për t’u ndarë. Gjyqtarja më tha se e ke vendin në internim nëse ndahesh, më bëri presion. Më 1994 gruaja shkoi në Greqi. Nuk kisha si të shkoj në Greqi se kisha nënën. U martova me gruan se më bëri magji. Nuk jetonim më bashkë, edhe pse ishim të martuar me letra. Edhe ekonominë e kishim veçmas. Më 2004 jam divorcuar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING