Kosova
Perëndimi në alarm, Biserko fajëson Perëndimin për Kosovën dhe Botën Serbe
“Mendimi i përgjithshëm është se Beogradi është një rrezik sigurie për paqen dhe stabilitetin në rajon. Natyrisht, në atë rast, presidenti serb Aleksandër Vuçiç do luajë përsëri kartën ruse dhe kineze, por Bashkimi Europian, në radhë të parë Gjermania, ka aftësinë ta shantazhojë atë duke ia mohuar Serbisë qasjen në fondet evropiane” – Kështu deklaroi Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit në Serbi
Në një intervistë për ‘Pobjeda”, ajo theksoi se Banjska ishte një vija e kuqe, e cila u pasua nga një sërë lëvizjesh nga perëndimi – nga dërgimi i përforcimeve në KFOR, shqyrtimi i përshpejtuar i zgjerimit të BE-së me fonde të konsiderueshme për vendet e Ballkanit Perëndimor për reforma dhe rimëkëmbje ekonomike, pastaj edhe vendimi amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank e deri në vizitën e Presidentes Vjosa Osmani në Vatikan.
Sipas saj, “Bota serbe” ka arritur kulmin e saj, por vështirë se mund të realizohet edhe pse tashmë ka bërë një rrugë të gjatë.
“Sepse, siç tha Aleksandër Vulin, si kryezëdhënës i projektit “Bota Serbe”, me rastin e festës në Banja Lukë, “Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”” – kujtoi Biserko.
Ngjarjet e fundit sipas saj, kanë hedhur edhe një herë dritë mbi këtë problem dhe, me sa duket, për herë të parë, Perëndimi ka marrë parasysh të gjitha rreziqet që ai mbart, veçanërisht me mbështetjen me gjithë zemër të Rusisë.
“Problemi është se Beogradi vazhdon me aspiratat e tij, duke pasur parasysh se këtë vit vijnë zgjedhje të rëndësishme në BE dhe SHBA dhe vlerësohet se do të ketë ndryshim të qëndrimit ndaj Serbisë dhe aspiratave të saj” – potencoi Sonja Biserko.