Aktualitet
Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i, ja në pronësi të kujt ishte (EMRI)

Një automjet është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në Gjirokastër. “Range Rover”-i ndodhej i parkuar në lagjen Dunavat dhe në momentin që kanë shpërthyer flakët, banorët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, ndërsa shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Mësohet se automjeti ishte në pronësi të Rigels Melës.

