Aktualitet
Përfshihet nga zjarri kabina elektrike e pallatit
Kabina elektrike e një pallati në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri. Banorët e pallatit të frikësuar kanë dalë të gjithë jashtë ndërtesës, ndërsa kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Shtetit dhe zjarrfikësen.
Të dy këto institucione ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë lidhur me shkakun e zjarrit, ndërkohë që deri më tani nuk ka të dhëna se ka persona të lënduar nga zjarri. Gjithashtu, sipas specialistëve, situata është nën kontroll.