Politike
Përfundon takimi informal, Rama ndan foton me liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i vendit ka pritur sot në ambientet e Vilës 30, liderët e rajonit dhe komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Samitin e Procesit të Berlinit.
Pas përfundimit të takimit, Rama përcolli zyrtarët e lartë dhe më pas ndau një foto në Facebook-un e tij.
Rama shfaqet në foto me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski, dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić
Postimi i plotë:
Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér VárhelyiKryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.