Aktualitet
Përfunduan Pashkët! Emigrantët shqiptarë kthehen në Greqi, radhë kilometrike në kufi

Kthimi i emigrantëve në vend për të Pashkët në atdhe ka sjellë edhe radhë kilometrike në doganën e Kapshticës. Si pasojë e fluksit të lartë, emigrantët janë duke pritur deri në 1 orë për të kaluar kufirin. Policia shqiptare dhe ajo greke po punojnë me kapacitet të plotë sportelesh, por radhët nuk janë shmangur dot për shkak të numrit të madh të emigrantëve.
Drejtuesit e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë zhvilluar takim me homologet greke me qëllim që edhe ata të shtojnë sportelet. Pas këtij takimi, pala greke ka shtuar edhe një sportel tjetër, për të eliminuar radhët. Prej orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë dalë nga Kapshtica për në Greqi rreth 5000 shtetas dhe 1600 automjete dhe kanë hyre rreth 3500 shtetas me 1000 automjete

