Kosova
Përgatitet kurthi/ Petkoviç bisedon me ambasadorin rus për Kosovën
Drejtori I të ashtuquajturës ‘Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka takuar ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandr Botsan-Kharchenko, me të cilin thuhet se ka biseduar për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe “për problemet” me të cilat ballafaqohet populli serb atje.
Petkovic theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në raundin e fundit të bisedimeve në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, u diskutua për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e quajti si hapin e parë konkret drejt formimit të tij, të cilën tha se populli serb në Kosovë e ka pritur për më shumë se 10 vjet.
Petkoviç theksoi më tej se populli serb në Kosovë është “në pozitë të vështirë”, teksa shtoi se ata “po kërcënohen” nga qeveria e Albin Kurtit.