Bota
Përkujtimi i Holokaustit/ Papa Françesku: Logjika e urrejtjes dhe dhunës e mohon njerëzimin
Sot bota përkujton Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit. Papa Françesku nëpërmjet një reagimi lidhur më përkujtimin e Holokaustit dhe shfarosjes së tmerrshme të miliona hebrenjve, bën thirrje për paqe.“Kujtimi dhe dënimi i shfarosjes së tmerrshme të miliona hebrenjve dhe njerëzve të besimeve të tjera, i ndihmoftë të gjithë që të mos harrojnë se urrejtja dhe dhuna nuk mund të justifikohen kurrë. Njerëzimi duhet të kujtojë gjithmonë”, shprehet Papa Françesku në një reagim në rrjete sociale.6 milionë hebrenj mendohet të kenë shfarosur nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një pakicë e vogël arriti të gjente shpëtim në Shqipëri.
Ndërkohë prej dhjetë vjetësh në çdo 27 janar nëpër rrugët e Varshavës kalon një tramvaj bosh. Ai nuk ka numër, në vend të tij në anën e përparme ka një yll të Davidit, që dallohet që nga larg. Rruga e vagonit historik kalon nëpër lagjet, që pushtuesit gjermanë në vitin 1940 i kthyen në geton më të madhe hebreje në Evropë.Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit tramvaji bosh përkujton hebrenjtë e vrarë të Varshavës. Para asgjësimit të tyre nga Gjermania naziste, në Varshavë jetonin 330.000 hebrenj, një e treta e të gjithë banorëve të kryeqytetit polak. Ata përbënin komunitetin e dytë më të madh hebre në botë, pas Nju Jorkut.