Aktualitet
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen familjet e prekura me mbi 61 mln lekë
Qeveria Shqiptare ka akorduar 61 milionë lekë që do të shkojnë për 375 familje të prekura nga përmbytjet e pak muajve më parë në Vlorë. Vlera totale e dëmeve njoftohet se është 56,455 lekë, ndërsa për familjet e prekura janë shpërndarë 335 pajisje elektroshtëpiake. Dëmshpërblimi është marrë nga fondi i buxhetit për Mbrojtjen Civile, administruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Lajmin e ka bërë me dije sot (10 Janar) vetë ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, me një postim në rrjetin social Facebook, ku ndau edhe pamje nga takimet në Vlorë dhe inspektimi i situatës.
“Që prej dhjetorit, banorët e 5 rajoneve dhe 2 njësive të prekura po dëmshpërblehen në kohë rekord, bazuar në verifikimet nga ekipet e Mbrojtjes Civile, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe kryetarët e rajoneve,”-shkruan ministri.
Në nëntor të vitit të shkuar, Vlora u pushtua nga uji për shkak të shirave të dëndur. 5 familje u evakuuan nga banesat e tyre, ndërsa qindra të tjera patën dëme të shumta materiale. Pasi gjendja iu kthye normalitetit, një grup auditi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) nisi kontrollin e dokumenteve dhe kontratave të tenderave në Bashkinë e Vlorës dhe Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizime.
Ndërkohë, Prokuroria e Vlorës ende nuk ka nisur një hetim për përmbytjet e ndodhura më 4 tetor, pavarësisht kallëzimit penal të depozituar nga Partia Demokratike për shpërdorim detyre. Banorët kanë denoncuar publikisht bllokimin e kanaleve të ujërave të larta si shkak i përmbytjes