Connect with us

Politike

Përmbytjet në vend, ironizon Rama: Pse nuk me fajësoni mua edhe për situatën ne Itali e Greqi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përmbytjeve në disa qytete të vendit. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të vendeve të tjera të Europës, si Italia, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi që janë përmbytur si pasojë e reshjeve.

Krahas pamjeve, ai ironizon duke thënë “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”.

Problematikat vijojnë në zonat periferike të Durrësit, ku rreth 800 banesa dhe dhjetëra biznese janë përmbytur, ndërsa Emergjencat Civile dhe ushtria janë në terren.

Po ashtu është prekur dhe procesi mësimor, ku në disa zona nuk është zhvilluar për shkak të reshjeve të dendura.

Ndërkohë opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për përmbytjet, duke theksuar se shkak nuk janë reshjet.

 

 

 

Advertisement