Connect with us

Kronike

Përndiqte 44-vjeçaren, bie në pranga 39-vjeçari

Njoftimi i Policisë:

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. Ç., 39 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 44-vjeçare dhe ka hyrë me forcë në oborrin e banesës së saj. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., banues në Korçë. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në lagjen nr. 1, Pogradec, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me automjetin tip “Ford”, të parkuar në rrugë, duke i shkaktuar dëme materiale. Pas ndalimit, shtetasi V. N. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të kryer testin e alkoolit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 35 vjeç, banues në Prrenjas, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap në afërsi të fshatit Proptisht, Pogradec, duke transportuar me automjetin furgon tip “Benz”, sasi lënde drusore, pa dokumentacionin përkatës. Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Advertisement