Connect with us

Aktualitet

Përplasja me Alketa Ymerin/ Shpërthen Galdini: Stop Epokës dhe Rilindjes së Pacipësisë.

Nga Arian Galdini

Doktoresha më sfidon.
Brenda pak ditësh, kjo bëhet doktoresha e dytë që më sfidon.
E para punon tek Neorologjiku dhe dukej qartë që ishte Patronazhiste Partie sepse hynte me komente të ulëta e më shante e fyente mua dhe hidhej në zjarr me komente në mbrojtje të Drejtuesve të QSUT, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Edi Ramës.
Sot hyn dora vetë Doktoresha e Famshme e Onkologjikut.
Çti them unë kësaj? Çti përgjigjem unë kësaj.
Sinqerisht që mendohem mirë dhe gjatë para se ti them a shkruaj diçka sepse e shoh fillimisht si nënë e familjare e ndjej keqardhje për të.
Veç kur e mendoj si “intelektuale” dhe si “mjeke” nuk mund të hezitoj tia shpreh haptazi neverinë time.
Është e tmerrshme ta lexosh që “doktoresha dora vetë” e skandalit tek Onkologjiku, vjen e komenton në Faqen time duke e ditur mirë se unë jam Arian Galdini, njeriu që në 2015 ka denoncuar të tilla skandale të ngjashme tek Onkologjiku dhe madje kudo e ngado në sistemin shëndetësor shqiptar.
Ta lexosh sesi shkruan e komenton kjo Doktoresha, pas atyre përgjimeve që ne të gjithë lexuam, e pas daljes në dritë të aq shumë pronave e pasurive të vëna nga njerëz të paskrupull që përdorin “bluzën e bardhë” për ti vjedhur hallin pacientëve të tyre e për tu shitur vdekjen e shpërfilljen, është përtej pacipësisë.
Nuk dua të merrem me këtë doktoreshën si person, sepse nuk dua fare as ta bëjë të ndihet protagoniste e as si viktimë.
Ama, kur këta “intelektualët”, “bluzat e bardha”, si kjo janë kaq të pacipë e të pamend sa vijnë e shënojnë emrin aty ku askush nuk i ka thirrur me emër, nuk mund të rri pa e ngritur zërin.
A e kuptoni vallë se qytetari shqiptar është qytetari më i tradhëtuar në botë?
Na ka tradhëtuar Qeveria, na kanë tradhëtuar Deputetët, na kanë tradhëtuar Kryetarët e Bashkive.
Të gjithë këta janë aty lart me votat tona e paguhen me taksat tona e na grabisin e plaçkisin pamëshirshëm deri në atë pikë sa kemi mbërritur tek kjo ditë kur Shqipërisë i ikin 6 shqiptarë në orë.
Tradhëtinë na e bëjnë edhe më të padurueshme edhe këta që ne u kemi besuar shkollat, shëndetin, kulturën, sigurinë, taksat, pushtetin, etj, etj.
Madje është e paimagjinueshme që këta që na kanë tradhëtuar, e na plaçkisin, kanë edhe guximin e kurajon marroke që të vijnë e të na kërkojnë llogari neve që përpiqemi të kërkojmë e flasim të vërtetën.
Kemi arritur në epokën e pacipësisë.
Ne qytetarët çojmë në mirëbesim, fëmijët tanë në shkolla, dhe mësojmë se Drejtoresha e shkollës Qemal Stafa në Tiranë shet viza, e Drejtori i shkollës artistike Jan Kukuzeli në Durrës u shet drogë fëmijëve tanë.
Ne shkojmë në mirëbesim në spitale e qendra shëndetësore, e na trajtojnë si plotësues ëndrrash për pushime në Maldive a Tajlandë.
Shkojmë në Polici, e Shefa Komisariatesh apo Drejtorë Policie na shesin tek Grupet Kriminale, e më keq akoma, kapen në Sky Encrochat duke porositur vrasje, gjobëvënie, rrëmbime apo pengmarrje njerëzish.
Kështu grupe të tilla të strukturuara grabitqare shohim tek Bashkia e Tiranës me 5 D, tek Inceneratorët, tek ARRSH, etj, etj, etj…
Atëherë si mund ta tolerojmë këtë epokë pacipësie të na shndërrohet në normalitet?
Unë e refuzoj këtë Rilindje të Pacipësisë.
Stop Epokës dhe Rilindjes së Pacipësisë.
Pikë
May be an image of 1 person and text
May be an image of 1 person and text
Advertisement