Aktualitet
Përplasje fizike deri te përdorimi i arm’ëve/ Çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?

Një sherr mes disa personash ka agravuar deri në përdorim armësh në klubin e njohur në Palasë, “Lollipop”. Gjithçka nisur me një përplasje mes disa djemsh të cilët ishin të akomoduar te zona VIP e klubit të natës. Shkaqet e këtij sherri ende nuk dihen por personat që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje e kanë konfirmuar për ZËRI.al se janë përdorur armë.
Para përdorimit të armëve personat e përfshirë në ngjarje janë përleshur duke përdoru çdo gjë që u ka dalë para teksa kanë përdor gota dhe sendet që kishin pranë. Gjithçka ka agravuar më pas kur personat kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar.
et
Policia ka konfirmuar se ka patur një sherr por në asnjë moment nuk e përmend se janë përdorur armë. Edhe nëpër mediat sociale kanë qarkulluar pamje nga kaosi që ka sjellë ky sherr kur të rinjtë që donin të kalonin një natë ndryshe nën ritmet e muzikës papritur kanë vrapuar për të shpëtuar nga ndonjë plumb qorr.
Nga paniku i krijuar shumë persona janë plagosur teksa kanë tentuar të largohen duke u përplasur ose rrëzuar me njëri-tjetrin. Policia e Vlorës në njoftim thjesht ka konfirmuar se ka ndodhur një sherr dhe se një persona ka mbetur i plagosur lehtë teksa po largohej nga vendngjarja. I plagosuri nuk është pjesë e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një video të publikuar dhe në rrjetet sociale, për një konflikt të ndodhur në një lokal në Palasë, ju informojmë se shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi janë njoftuar menjëherë për këtë rast, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45. Nga verifikimet paraprake, nuk janë konstatuar persona të dëmtuar si pasojë e këtij konflikti, por është dëmtuar lehtë, gjatë kohës që po largohej nga ambientet e lokalit, shtetasi A. V., i cili nuk rezulton të ketë qenë i përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë konflikt dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

