Kronike
Përplasje me efektivët e policisë në ish-Bllok, arrestohet i riu
Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar nga Klosi, i cili u përplas me efektivët e policisë gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe shoku i tij 27-vjeçar, po banues në Klos.
Personi i arrestuar, rreth orës 03:30 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, kundërshtoi me dhunë dy efektivë policie.
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. D., 27 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. M., 27 vjeç, të dy banues në Klos. Sot, rreth orës 03:30, në zonën e ish-Bllokut, shtetasi A. D., ka kundështuar me dhunë për shkak të detyrës dy punonjës Policie, ndërsa shtetasi A. M., nuk i është bindur urdhrave të tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. I., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në afërsi të Zogut të Zi, dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në derën e jashtme të një spitali privat, e cila si pasojë është djegur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin shtetasi M. (M). M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dibrës, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin F. M., 32 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetuese së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– J. Gj., 23 vjeç, banues në New York, E. C., 43 vjeç, dhe A. T., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
– G. Y., 20 vjeç banues në Tiranë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.