Kronike
Përplasje mes shqiptarëve në Selanik, plagoset me armë njëri prej tyre
GREQI– Një konflikt mes tre personave që dyshohet se janë shqiptarë, ka përfunduar në përdorimin e armës mbrëmjen e sotme jashtë një lokali në vendin e quajtur Ksirokrini në Selanik të Greqisë, ku përpasojë një person ka mbetur i plagosur Sipas informacioneve të dëshmitarëve okularë, rreth orës 22:00 i plagosuri dhe dy shokët e tij kanë zbritur nga një xhip i zi, i cili është ndaluar në mes të rrugës dhe ka nisur të përleshet me katër npersona klientë në kafene, gjithashtu nga Shqipëria. Për pasojë njëri nga personat në tavolinë ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar dy herë. Njëri plumb ka plagosur në këmbë një shqiptar rreth të 30-tave Personi i armatosur dhe të tjerët të përfshirë në sherr u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia, ndërsa lanë të plagosurin në asphalt. Njerëzit që ishin në dyqanet e zonës kanë lajmëruar Policinë, ndërsa një person I ka dhënë ndihmën e parë dhe ka telefonuar policinë. “Ai kishte gjakderdhje dhe unë po mundohesha ta tërhiqja mënjanë derisa erdhi ndihma”, tha ai për protothema.gr. Ai ndodhet në spital, raportojnë mediet greke, ndërsa ende nuk ka më shumë detaje mbi ngjarjen