Connect with us

Kronike

“Përshëndetje mik, si të kam”/ Miku që vrau barbarisht shqiptarin në sy të djalit adoleshent, detajet

Personat që shihni në fotot e mësipërme janë babë e bir, Pren dhe Rogert Shota, me origjinë nga Fushë Kruja, të cilët janë arrestuar nga autoritetet italiane për vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjana me origjinë nga Fushë Arrëzi, ngjarje e ndodhur në Fontanafredda, në provincën e Pordenone në Itali.

Si autor i krimit dyshohet se ka qenë 34-vjeçari Rogert Shota, i cili u arratis pas krimit me një “Audi” të bardhë, por policia arriti ta ndalonte rreth mesnatës.

Vrasja ndodhi pas një debati të fortë mes shqiptarëve në parkingun e një lokali. Vladimir Topjana kishte dalë me djalin e tij 17-vjeç për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe në një moment kur po fliste me një të afërm në parkingun e makinave përballë lokalit, mbërriti një “Audi” i bardhë. Nga mjeti zbriti Rogert Shota i cili në makine kishte edhe babain e tij Pren Shota dhe një person tjetër. Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi tre herë në kokë Vladimir Topjanën.

I vëllai i viktimës e cilëson si mik babanë e autorit në rrjetet sociale. Në një foto të Pren Shotës në Facebook ai shkruan: “Përshëndetje mik, si të kam”.

Sa i përket viktimës, ai ishte shofer i një kompanie dhe jetonte me familjen në Cordenons. Në zonën ku ai u vra shkonte shpesh pasi kishte edhe disa të afërm që jetonin aty.

Pamjet e kamerave të sigurisë pritet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen. Dyshohet se motivi i krimit mund t’i ketë rrënjët në marrëdhëniet personale, ndoshta familjare, dhe jo në një sulm të rastësishëm. Nuk përjashtohet edhe larja e hesapeve. Në 2018, Vladimir Topjana rezulton i përfshirë në një konflikt në Fushë Arrëz.

Advertisement