Connect with us

Aktualitet

Pësoi djegie gjatë tentativës për shuarjen e flakëve, niset me helikopter drejt Traumës shefi i Komisariatit të Delvinës

Shefi i Komisariatit të Policisë së Delvinës, Agim Troci, ka pësuar djegie në trup si pasojë e përfshirjes nga flakët gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në fshatin Senicë.

Pas dhënies së ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, por lëndimet janë të konsiderueshme.

Ai ishte në terren së bashku me efektivët e tjerë në përpjekje për të ndalur përhapjen e zjarrit që ka shkaktuar dëme të mëdha në zonë.

Advertisement