Connect with us

Kosova

Phillips: Zgjedhjet mund të konfirmojnë status quo-në, ky do të ishte një hap i keq për demokracinë e Kosovës

Eksperti amerikan i Ballkanit, David Phillips, tha se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë mbartin rrezikun e konfirmimit të status quo-së politike, gjë që, sipas tij, do të përfaqësonte një goditje serioze për zhvillimin demokratik.
“Zgjedhjet me shumë gjasa mund të konfirmojnë status quo-në, gjë që do të ishte një hap shumë i keq prapa për demokracinë e Kosovës”, tha Phillips për Gazetën Blic .
Ai gjithashtu shprehu shqetësim për mungesën e dinamizmit politik dhe reformave thelbësore në Kosovë.
Ndërkohë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi të enjten e kaluar se kishte vendosur të mbante zgjedhje të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, pasi shpërndau parlamentin për shkak se një qeveri e re nuk ishte zgjedhur në dy përpjekje.
Disa analistë në Kosovë besojnë gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme nuk do ta zgjidhin krizën institucionale, por vetëm do ta zgjasin bllokadën .

Ka edhe nga ata që besojnë se rezultatet mund të jenë të ndryshme nga ato të shkurtit, duke mos përjashtuar mundësinë e një koalicioni midis Vetëvendosjes dhe PDK-së.

Advertisement