Rajon
Pinoku Vuçiç shet iluzione/ Analistët serb shigjetojnë Presidentin
Vuçiç është mjeshtër i krijimit të problemeve, të cilat më vonë i paraqet si veprime të të huajve dhe që ai duhet të përpiqet t’i zhbëjë”. Për të mbajtur kontrollin mbi popullin serb në Kosovë, por edhe për paraqitjen në pjesën tjetër të Serbisë se ai ende po e mbron Kosovën.
Tani, pas “bojkotit heroik” të zgjedhjeve në Kosovë, Prishtina do instalojë pushtetin e saj në nivel komunal në veri të Kosovës pa asnjë legjitimitet” – ka deklaruar Vucic
Por sipas analsitëve në Serbi, kjo nuk do të kishte ndodhur nëse regjimi i Beogradit nuk do të kishte ndjekur për vite me radhë një politikë të papërgjegjshme kombëtare. Dhe, sigurisht, e gjithë kjo do ta thellojë agoninë e popullit serb, të cilin, ndoshta në frymën e praktikës së “dahijes” turke, do të përpiqet ta sundojë me pushtim.
Sipas analisteve, “Kjo do te intensifikojë luftën retorike mes Beogradit dhe Prishtinës, por Serbia nuk do të përfitojë prej saj”
Serbët në veri të Kosovës kishin një autoritet lokal të paprekshëm para nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit nga themelimi, në të cilin presidenti aktual i Serbisë tashmë ka marrë një rol kyç, dhe më pas në vitin 2013 filloi procesi i shfuqizimit të institucioneve serbe dhe integrimit të popullit atje në sistemin e Kosovës.
Sipas te perditshme serbe ‘Danas’, Aleksander Vuçic po thellon strategjinë e tij për krijimin e problemeve dhe më pas “zgjidhjen” e tyre për të mashtruar opinionin.
“Ajo që ai po bën në të vërtetë është ta bëjë Serbinë të kapitullojë, duke reklamuar gënjeshtra. Dhe sic do të thoshte Orwell, humbja është në të vërtetë fitore” – shkruan Danas.sr