Kosova
Piu raki në Ramazan, Ahmetaj ironizon Kurtin dhe Haradinajn: Shyqyr që nuk u thirr ezani se…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka qëndruar për vizitë në Gllogjan ku edhe ka shfrytëzuar rastin për të cakërruar gotat me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.
Me nga një gotë raki ata ngrenë dolli në në 25 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, shkruan Gazeta Infokus.
Ky veprim i Kurtit ka nxitur mjaftë reagime në rrjete sociale, për shkak se kryeministri i cili jo rrallë herë na shfaqet goxha fetar, ka pirë raki në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Pa reaguar s’ka qëndruar as ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka ironizuar duke thënë se mirë që s’ka thirrur ezani në momentin kur Kurti dhe Haradinaj i kanë cakërruar gotat pasi që Kurti do të bënte një pauzë në atë moment.
Këtë koment Ahmeti e ka bërë marrë shkas nga momentet kur Kurti ka ndalur fjalimet e tij nëpër organizime të ndryshme në respekt të ezanit.
“Shyqyr që nuk u thirr ezani se e kishin pauzu cakrrimin e gotave!”, ka shkruar ai.