Aktualitet
Pjesëmarrësit e samitit ‘nxitojnë’ të hapin picat ‘Rama’ gjatë drekës, u habitën nga ajo që gjetën brenda
Pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit u përballën me një surprizë gjatë drekës së shtruar nga Rama. Teksa ishin ulur në tavolinën e gjatë, atyre u erdhi përpara një kuti pice mbështjellja prej kartoni e së cilës kishte kryeministrin që dukej si picajol. Pas hapjesë së kutive, të gjithë pjesëmarrësit rendën të hapin kutitë duke menduar se brenda saj ndodhej pica e gatuar nga Rama. Por pas hapjes së paketimit ata gjetën brenda disa pjata porcelani zbukurimi dhuratë me pikturat e kryeministrit Rama ndër vite.