Kronike
Plagoset me armë 55-vjeçari në Peqin, në kërkim autori
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Peqin. I plagosur ka mbetur Diell Çela, ndërsa në kërkim është shpallur Sokol Dehima. Sipas policisw nw orwn 11:10, në spitalin e Peqinit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Diell Çela, rreth 52 vjeç, banues në Peqin.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, Sokol Dehima. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në përditësim..