Aktualitet
Plagoset në punë punonjësi i Drejtorisë së Hekurudhave në Durrës
Një punonjës i Drejtorisë së Hekurudhave në Durrës është plagosur gjatë punës këtë të Martë.
Policia njoftoi se në lagjen nr.13, A M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar.
63-vjeçari i lënduar ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Efektivët referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës.