Connect with us

Bota

Plagosi me thikë policin, arrestohet shqiptari në Spanjë

Një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim prej 23 dhjetorit është arrestuar nga policia italiane.

Sipas medieve italiane, shqiptari plagosi me thikë një polic gjatë një debate të lindur për arsye banale.

I kërkuari fshihej në Salou në komunitetin autonom spanjoll të Katalonjës, ku përdorte një identitet të rremë rumun.

Prania e tij në Katalonjë u raportua nga hetuesit e Domenico Condello në prill pasi kishin identifikuar isa gjurmë në kuadër të një hetimi tjetër të nisur në kryeqytet.

Ndaj të kërkuarit ishte në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Advertisement